Lidhje

Zjarri në një hotel në Kinë shkakton viktima


Të paktën 19 persona humbën jetën të shtunën, gjatë një zjarri që ra në një hotel në Harbin, kryeqyteti i provincës verilindore të Kinës, Heilongjiang.

Zjarri ra tek në orët e para të mëngjesit tek hoteli Beilong Hot Spring, një ndërtesë katër katëshe, që ndodhet në qendër pushimi.

Zjarrfikësit mundën ta shuajnë zjarrin pas rreth tre orësh, ndërkohë që 16 persona kishin vdekur dhe tre të tjerë vdiqën më pas në spital. Rreth 70 vetë u evakuuan nga hoteli. Agjencia Hsinhua njoftoi se incidenti është duke u hetuar.

Në Kinë kohët e fundit ka patur disa herë zjarre, edhe pse qeveria thotë se në dy dekdat e fundit është duke u përpjekur ta përmirësojë sigurinë e publikut.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG