Grupet e të drejtave të njeriut i bënë thirrje Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry për të ngritur çështjen e trajtimit të disidentëve dhe shqetësime të tjera mbi të drejtat e njeriut gjatë vizitës së tij në Kinë të shtunën.
Disa grupe, duke përfshirë Amnesty International dhe Reporterët pa Kufij, thonë në një letër për sekretarin Kerry se shqetësimet mbi drejtat e njeriut janë lënë pas dore, ndërsa Shtetet e Bashkuara i kushtojnë vemendje mundësive ekonomike në Kinë dhe kërkojnë mbështetjen e Kinës në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Korenë e Veriut dhe shqetësime të tjera ndërkombëtare.
Këto grupe akuzojnë qeverinë e Kinës për shtimin e persekutimit të kritikëve të brendshëm, duke ndjekur politika shtypëse në Tibet dhe Xinjiang, dhe për vendosje të kufizimeve për shoqërinë civile, lirinë e shprehjes dhe Internetin.
Grupet e të drejtave të njeriut i bënë thirrje Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry për të ngritur çështjen e trajtimit të disidentëve dhe shqetësime të tjera mbi të drejtat e njeriut gjatë vizitës së tij në Kinë