Presidenti i Kinës Xi Jinping mori një mandat të dytë pesëvjeçar, me riemërimin e tij të mërkurën si kreu i Partisë Komuniste. Mandati i ri i zotit Xi si Sekretar i Përgjithshëm vjen një ditë pasi teoria e tij politike u mishërua në kushtetutën e Partisë Komuniste, duke i hapur rrugën qëndrimit të tij në pushtet për dekada të tëra.
Në një ngjarje të koreografuar me kujdes, Presidenti kinez Xi Jinping udhëhoqi anëtarët e rinj të Byrosë Politike para kamerave televizive në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, pas zgjedhjes së tyre nga 204 zyrtarë të partisë në një votim me dyer të mbyllura.
"Është zgjedhur një udhëheqje e re qendrore. Unë u rizgjodha Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror. Ky është një miratim i punës sime, por edhe një inkurajim që do të më nxisë në të ardhmen", tha zoti Shi.
Mandati i ri i zotit Xi si Sekretar i Përgjithshëm vjen një ditë pasi teoria e tij politike u mishërua në kushtetutën e Partisë Komuniste, duke i hapur rrugën mbajtjes së pushtetit për dekada të tëra.
Amendamenti kushtetues, i miratuar të martën nga kongresi i partisë, e ka vënë zotin Xi në të njejtin nivel me themeluesin komunist të vendit, Mao Ce Dunin dhe arkitektin e reformave ekonomike Ten Hsiao Pinin.