Lidhje

Katër të vrarë nga një tërmet në Kinë


Agjencia shtetërore kineze e lajmeve HSINHUA njoftoi se katër persona humbën jetën sot nga një tërmet që goditi rajonin veriperëndimor të vendit, Xinjiang. Tërmeti prej 6.5 ballësh la të plagosur edhe 48 persona, si dhe dëmtoi, apo shkatërroi disa shtëpi.

Sipas njoftimit, për shkak të tërmetit dhe pasgoditjeve, është ndërprerë komunikimi dhe u mbyll aeroporti zonës.

Rrjeti kinez i tërmeteve tha se tërmeti ka goditur në një thellësi prej 10 kilometrash dhe se zona ku është ndjerë më tepër ka qenë Hotani i Xinjiangut. Ky rajon rreth 1 mijë e 800 km larg kryeqytetit Urumqi, banohet kryesisht nga pakica ujgure.

XS
SM
MD
LG