Lidhje

Kina kundërshton sanksionet ndaj kompanive kineze


Kina kundërshtoi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër një grupi kompanish kineze dhe ruse, me pretendimin se mbështesin programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Hua Çunying tha se sanksionet nuk e ndihmojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në përpjekjet për të frenuar aktivitetin bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara duhet "të korrigjojnë menjëherë gabimin" si ripërsëriti thirrjen e Kinës për përmbajtje dhe dialog për të zgjidhur situatën me Korenë e Veriut.

Departamenti amerikan i Thesarit i njoftoi sanksionet të martën, duke thënë se ato ishin një plotësim i një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratuar më herët gjatë këtij muaji. Rezoluta parashikonte sanksione të reja kundër Koresë së Veriut dhe dënonte provat e Phenianit me raketa balistike. Kina ishte mes vendeve që miratuan njëzëri rezolutën.

Një deklaratën e departamentit amerikan të Thesarit përfshiheshin 10 kompani dhe gjashtë persona, ndaj të cilëve u vendosën sanksione, përfshirë një kompani kineze të qymyrit, një çeliku si dhe një kompani financiare.

"Është e papranueshme që individë dhe kompani në Kinë, Rusi dhe kudo ndodhen, t’i krijojnë mundësi Koresë së Veriut të sigurojë të ardhura për t’i përdorur ato për prodhimin e armëve të shkatërrimit në masë dhe destabilizimin e rajonit", tha Sekretari amerikan i Thesarit Steven Mnuchin. "Ne po ndërmarrim veprime në përputhje me sanksionet e Kombeve të Bashkuara, për të penguar këtë aktivitet në të ardhmen si dhe për të treguar se ka pasoja nëse sfidon sanksionet si dhe kur mbështet Korenë e Veriut” tha ai.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG