Lidhje

Pheniani, gati për bisedime me SHBA, në rrethanat e duhura


Një zyrtare e lartë koreano-veriore tha sot se Pheniani do të ishte i gatshëm të ulej në bisedime me Shtetet e Bashkuara, në rrethanat e duhura.

Choe Son Hui, drejtorja e përgjithshme për çështjet amerikane në Ministrinë e Jashtme të Koresë së Veriut bëri komente për gazetarët në aeroportin e Pekinit, kur po kthehej nga Norvegjia.

Zyrtarët amerikanë ende nuk kanë bërë komente në përgjigje të deklaratës së zonjës Choe.

Muajin e kaluar, Presidenti Donald Trump tha se mund të ketë “një konflikt të madh” me Korenë e Veriut, por se ai preferonte një zgjidhje diplomatike të mosmarrëveshjeve për programin bërthamor dhe të raketave që po zhvillon Pheniani.

Më pas zoti Trump tha se do të ndjehej “i nderuar” nëse takohej me udhëheqësin koreano-verior, Kim Jong Un, në rrethanat e duhura.

Presidenti i ri i Koresë së Jugut tha këtë javë se edhe ai është i gatshëm të shkojë në Korenë e Veriut për bisedime, në kushtet e duhura.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG