Lidhje

Ndahet nga jeta legjenda e rokut Çak Beri


Çak Beri u nda të shtunën nga jeta në qytetin e lindjes, Seint Luis të Mizurit në moshën 90 vjeçare.

Chuck Berry 1926-2017 - STAR MAX Collection
Chuck Berry 1926-2017 - STAR MAX Collection

SPRINGSTEEN BERRY
SPRINGSTEEN BERRY

Termi 'legjendë' është përdorur e abuzuar për shumë muzikantë gjatë dekadave, por të paktë janë ata që e meritojnë sa Çak Beri. Angus Jang, kitaristi i AC/DC thotë se kopjoi kërcimin ritmik në skenë direkt nga Beri. Ai u bë sinonim i revoltës kulturore të adoleshentëve në vitet 1950; vargjet e tij plot imazhe seksuale e sensuale kapnin epshet e moshës adoleshente, ndërsa muzika ritmike ishte nje amalgamë e muzikës Kantri, Bluz dhe Rithm, që kishte filluar të quhej 'rok en roll'. Shumë shpejt ethet e rokut kapërcyen Atlantikun, mbërthyen Britaninë dhe roku do t'i përkiste botës.

Ai ishte simboli i artstit amerikan: krijues, rebel, kërkues dhe frymëzim që 'infektoi' grupe artistësh që nga Bitëls, Rolling Stones, Slash, Leni Krevits.

CHUCK BERRY
CHUCK BERRY

Obit Chuck Berry
Obit Chuck Berry

Ai ndjeu racizmin, diskriminimin, padrejtësinë në kontrata e pagesa, por ajo që la pas ishte më e madhe se vetë Beri. Në një prezantim televiziv në 1972, spikeri u shpreh, 'po të duhej t'i gjenim rok en rollit një emër tjetër, do ta quanim Çak Beri'.

XS
SM
MD
LG