Lidhje

CIA e shqetësuar nga zgjerimi i ISIS


Drejtori i Agjencisë Qendrore të Zbulimit, John Brennan, tha sot se në botë ka dhjetëra mijëra luftëtarë të Shtetit Islamik, më shumë se sa kishte Al-Kaeda në kulmin e veprimtarisë së saj.

Ai tha në një seancë të Komisionit të Zbulimit të Senatit se CIA vazhdon të jetë e shqetësuar për rritjen e rolit të Libisë si bazë e operacioneve për militantët e Shtetit Islamik, i cili ka atje 5 deri në 8 mijë luftëtarë.

Zoti Brenan u tha senatorëve se Grupi Shteti Islamik po studion mundësinë për të futur operativët e tij në Perëndim, me anë të grupeve të refugjatëve, nëpërmjet trafikimit të personave dhe mjeteve të ligjshme të udhëtimit.

Drejtori i CIA-s tha se, ashtu siç u vu re edhe në ngjarjet e Orlandos dhe San Bernardinos në SHBA, ISIS-i po përpiqet të frymëzojë sulme terroriste nga e simpatizantëve, të cilët nuk kanë lidhje të drejtpërdrejta me këtë grup.

XS
SM
MD
LG