Lidhje

Hillary Clinton fuqizon fushatën


Hillary Clinton po e shkallëzon më tej fushatën e saj për zgjedhjet presidenciale.

Të dielën ajo zhvilloi fushatë në Ajova, në përpjekje për të regjistruar vullnetarë politikë për fushatën e saj. Ajova është një shtet që e priti ftohtë zonjën Clinton në zgjedhjet presidenciale të vitit 2008

Dje ajo jo foli në një miting me pjesëmarrjen e një numri të madh njerëzish. Ky është mitingu i parë i rëndësishëm i zonjës Clinton në garën për Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalën që mbajti në mingun e zhvilluar në Ishullin Roosevelt në Nju Jork, Hillary Clinton i tha mijëra përkrahësve të saj se ajo po kandidon për t’u bërë presidentja e të gjithë amerikanëve, përfshirë ata që janë në gjendje të vështirë ekonomike pas periudhës së recesionit.

Zonja Clinton tha se të mirat materiale duhet t’i gëzojnë të gjithë njerëzit.

XS
SM
MD
LG