Lidhje

Klinton: sulme më agresive kundër ISIS-it


Democratic presidential candidate Hillary Rodham Clinton speaks at a campaign event at Mountain View Community College, Nov. 17, 2015, in Dallas.
Democratic presidential candidate Hillary Rodham Clinton speaks at a campaign event at Mountain View Community College, Nov. 17, 2015, in Dallas.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, kandidatja kryesore demokrate për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, bëri thirrje të enjten për një fushatë më agresive amerikane kundër terrorizmit të Shtetit Islamik, duke përfshirë bombardime amerikane më intensive kundër militantëve dhe përdorimin e më shumë forcave rajonale tokësore për të rimarrë territoret në Irak dhe Siri që mbahen nga kryengritësit.

Duke marrë një qëndrim më të ashpër se sa presidenti Barack Obama, zonja Klinton kërkoi vendosjen e një zone ndalim-fluturimesh në Siri për të penguar presidentin sirian Bashar al-Assad të asgjësojë opozitën në terren.

Ajo i tha Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë në Nju Jork se Shtetet e Bashkuara duhet të intensifikojnë bombardimet ajrore kundër kryengritësve të Shtetit Islamik, për të mbështetur forcat rajonale të rimarrin më shumë territore.

Por zonja Klinton, e cila ka qenë sekretare e shtetit në kabinetin Obama nga viti 2009 deri në 2013, tha se ajo nuk e mbështet dërgimin e një kontingjenti të madh forcash tokësore amerikane në Lindjen e Mesme, nëse ajo fiton emërimin e Partisë Demokrate dhe përfundimisht presidencën në zgjedhjet e 2016-s.

XS
SM
MD
LG