Lidhje

Sekretarja Klinton dënon fundosjen e anijes ushtarake të Seulit nga Koreja e Veriut


Sekretarja Clinton shprehu denimin e fuqishëm të Shteteve të Bashkuara për fundosjen me 26 mars të anijës luftarake të Koresë së Jugut. Një silur i lëshuar nga një nendetëse e Koresë së Veriut fundosi luftanijen Cheonan duke vrarë 46 marinarë.

Zonja Clinton tha se ajo dhe homologu japonez Katsuya Okada e kishin diskutuar situatën që ka shtuar tensionet në gadishullin korean.

Ne jemi dakord që Koreja e Veriut duhet të ndalojë sjelljet provokuese, politikat e saj të kercenimeve të luftës ndaj vendeve fqinje dhe të ndermarrë hapa të pakthyeshëm për të përmbushur angazhimet për çarmatimin berthamor dhe të zbatojë ligjin nderkombëtar.

Sekretarja Clinton tha se ka në plan konsultime të thella në ditët që vijnë me aleatët rajonal Kinën dhe Korenë e Jugut për të përcaktuar reagimin ndërkombëtar ndaj sulmit të Koresë së Veriut. Por kur u pyet nga një gazetar rreth alternativave që komuniteti nderkombëtar mund të reagojë ndaj Koresë së Veriut, ajo tha se është ende herët për të bërë ndonjë njoftim.

Mendoj se është shumë e rendësishme që ti dergohet një mesazh i qartë Koresë së Veriut se veprimet provokuese kanë pasoja. Nuk mund të lejojmë që ky sulm ndaj Koresë së Jugut të kalojë pa përgjigje nga komuniteti nderkombëtar. Keshtu qe do të percaktojmë masat më të mira dhe do ti dergojmë një mesazh të qartë dhe të pagabueshëm Koresë së Veriut rreth shqetësimeve të komunitetit nderkombëtar dhe vendeve të saj fqinje mbi sjelljen e Phenianit.

Të enjten, Koreja e Jugut publikoi rezultatet e një hetimi nderkombëtar i cili gjeti se një silur i leshuar nga një nëndetëse e Koresë së Veriut fundosi anijen.

Koreja e Veriut i ka hedhur poshtë rezultatet duke i quajtur ato fabrikme dhe ka premtuar që të përgjigjet ndaj çdo reagimi të mundëshëm me “luftë të hapur”.

Përveç çështjes së Koresë së Jugut, zonja Clinton dhe homologu Okada diskutuan të ardhmen e bazës amerikane në ishullin japonez Okinawa.

Kur erdhi në pushtet vitin e kaluar, kryeministri japonez Hatoyama premtoi ta lëvizte bazën jashtë ishullit por që nga ajo kohë ai ka ndryshuar qendrim, duke grumbulluar keshtu zemrim publik që është manifestuar në rënien e mbështetjes ndaj tij.

Banorët lokalë thonë se Baza Ajrore Futenma, mes të tjerash, është shumë pranë zonave të banuara dhe krijon zhurma të medha.

Gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Sekretaren Clinton, ministri i jashtëm Okada tha se qeveria po vazhdon negociatat me Shtetet e Bashkuara për të zgjidhur çështjen dhe se shpreson që kjo të arrihet deri nga fundi i muajit. Përmes një përkthyesi ai foli rreth rendësisë së bazës nën dritën e tensioneve të fundit mes veriut komunist dhe Koresë së Jugut.

Në situatën e tanishme të sigurisë, prania e forcave amerikane është e pazëvendësueshme për sigurinë dhe stabilitetin e Japonisë, por jo vetëm për këtë, por edhe për stabilitetin e rajonit.

Sekretarja Clinton tha se Shtetet e Bashkuara duan të shohin një zgjidhje praktikisht të realizueshme dhe politikisht të qendrueshme.

Ndalesa tjetër e zonjës Clinton është Kina ku ajo do të vizitojë ekspozitën e Shangait dhe pastaj do të shkojë në Pekin për bisedime të rendësishme ekonomike dhe politike.

XS
SM
MD
LG