Lidhje

Clinton, pranë shpalljes së kandidatit për nën president


Kandidatja e pritshme demokrate për presidente Hillary Clinton duket se është pranë shpalljes së kandidatit të saj për nënpresident.

Ajo po shqyrton kandidaturat e një grupi të vogël pretendentësh për këtë post, në krye të të cilëve është senatori Tim Kaine i shtetit Virginia.

Gazeta Wall Street Journal, duke citur burime nga Partia Demokrate, tha se zonja Clinton mund ta bëjë njoftimin qysh sot dhe se Tim Kaine besohet se do të jetë kandidati i saj për nënpresident.

Dje zonja Clinton bëri fushatë me zotin Kaine në Virginia. Mes pretendentëve të tjerë janë senatori Cory Booker i Nju Xhersit dhe Sekretari i Bujqësisë, Tom Vilsack. Zonja Clinton pritet ta bëjë njoftimin përmes Twitterit.

XS
SM
MD
LG