Lidhje

Clinton do të shpallë zyrtarisht kandidaturën


Ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton do të njoftojë zyrtarisht të dielën synimin për të kandiduar për postin e presidentit në zgjedhjet e 2016-ës.

Ajo do ta shpallë fushatën për emërimin e Partisë Demokrate përmes një videoje në mediat sociale, i informuan sot burime të afërta me zonjën Clinton.

Sipas këtyre burimeve, zonja Clinton pas njoftimit, do të shkojë në shtetet ku mbahen votime të hershme, si Ajova dhe Nju Hempshër.

Kjo është hera e dytë që zonja Clinton kandidon për të marrë emërimin e partisë së saj për zgjedhjet presidenciale. Në zgjedhjet e 2008-ës ajo humbi ndaj kandidatit Barak Obama, i cili fitoi emërimin për t’u ndeshur me rivalin republikan.

Këtë herë zonja Clinton shihet si favorite për të marrë emërimin e partisë së saj.

Nga një anketë e firmës Gallup del se 50 për qind e të anketuarve kanë mendim të favorshëm për zonjën Clinton, ndërsa 39 për qind nuk e mbështesin. Kjo është mbështetja më e lartë për një kandidat të mundshëm presidencial.

Në se zgjidhet, zonja e Parë do të bëhej gruaja a parë presidente në Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG