Lidhje

Vëzhguesit: 23 të vdekur në sulmet ajrore të koalicionit në Siri


Grupi "Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut" tha se të hënën, pranë kufirit të Sirisë me Irakun u vranë 23 persona.

Grupi tha se sulmet në Al-Bukamal mund të jenë kryer nga koalicioni nën drejtimin e Shteteve të Bashkuara, që ka vënë në shënjestër të sulmeve me bombë grupin Shteti Islamik që nga fundi i vitit 2014.

Nuk pati komente të menjëhershme lidhur me sulmet ajrore nga koalicioni, që ka thënë se prej fillimit të fushatës ajrore, mund të ketë shkaktuar vrasjen e më tepër se 350 civilëve. Grupet e të drejtave të njeriut thonë se kjo shifër është shumë më e lartë.

Sulmet ndodhën një ditë para i dërguari i OKB-së Staffan de Mistura ishte në plan të zhvillonte një raund bisedimesh për paqen, të cilat synojnë t’i japin fund konfliktit. Zoti De Mistura tha se përpjekjet nën drejtimin e Rusisë dhe Turqisë për arritjen e armëpushimeve të vogla nuk mund të mbështeten, në se nuk do të arrihet përparim drejt një zgjidhjeje politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG