Lidhje

SHBA: Juria e bllokuar për rastin "Cosby"


Bill Cosby arrives at the Montgomery County Courthouse during his sexual assault trial, June 15, 2017, in Norristown, Pa.
Bill Cosby arrives at the Montgomery County Courthouse during his sexual assault trial, June 15, 2017, in Norristown, Pa.

Anëtarët e jurisë në procesin gjyqësor të komedianit të famshëm Bill Cosby i thanë gjykatësit se janë të bllokuar lidhur me akuzat se ai kishte droguar dhe ngacmuar seksualisht një grua në vitin 2004.

Juria po debatonte për akuzat ndaj zotit Cosby që nga e hëna dhe here pas here anëtarët e saj dukeshin se po e humbisnin durimin, kur pyesnin herë pas here gjykatësin për sqarime të provave ose për të dëgjuar përsëri pjesë nga dëshmitë.

Gjykatësi Steven O'Neill u tha anëtarëve të jurisë se gjykatës të tjerë nuk do t’ua kishin pranuar gjashtë kërkesat për të për të rishikuar provat nga procesi, por shtoi se meqë ua kishte pranuar kërkesën e parë, ndjehej i detyruar t’ua pranonte edhe të tjerat, sepse nuk donte që ata të mendonin se disa të dhëna ishin më të rëndësishme se të tjerat.

Zoti O'Neill u tha anëtarëve të jurisë të vazhdonin të shqyrtonin akuzat, pasi ata i thanë se nuk mund të binin dakord nëse Cosby ishte fajtor apo jo.

79 vjeçari Cosby akuzohet se ka droguar dhe ngacmuar Andrea Constandin dhe se i kishte dhënë ilaçe që ia kishin bërë të pamundur të lëvizte apo të kundërshtonte kur filloi ta prekte në shtëpinë e tij në Filadelfia.

Nëse shpallet fajtor, Cosby mund të burgoset për jetë.

Mbi 50 gra kanë thënë se ai i ka sulmuar seksualisht në incidente që nga vitet 1960. Shumë nga incidentet, nëse kanë ndodhur, kanë ndodhur shumë kohë më parë dhe nuk mund të trajtohen më si raste penale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG