Lidhje

I akuzuari për vrasjen e ushtarit britanik, para gjykatës


Personi i akuzuar për vrasjen e një ushtari britanik në një sulm të dyshuar terrorist del sot para një gjykate në Londër. Mbrëmë policia ngriti akuza ndaj Michael Adebowale për vrasjen e Drummer Lee Rigby-it.

Një tjetër person nën arrest lidhur me incidentin e javës së kaluar po mjekohet në spital nga plagët që mori nga armët e zjarrit. Të dy burrat i thanë personave që dnodheshin në skenën e krimit se po e kryenin atë akt si hakmarrje kundër vrasjes së myslimanëve nga forcat britanike. Rigbi ishte një veteran 25-vjeçar i luftës në Afganistan.

Në vendin ku ai u vra, jashtë bazës ushtarake Woolwitch pranë Londrës, njerëzit vazhdojnë të vendosin objekte përkujtimore, ndërsa policia vazhdon hetimet ndaj sulmit.
XS
SM
MD
LG