Lidhje

Obama vlerëson vendimin


Presidenti Barack Obama thotë se vendimet që mori Gjykata e Lartë këtë javë për martesat mes homoseksualëve ishin një fitore për demokracinë amerikane.

Duke folur në konferencën e shtypit në Senegal, zoti Obama tha se pavarësisht nga raca, feja, gjinia ose orientimi seksual, ligji duhet t’i trajtojë njerëzit njëlloj.

Zoti Obama tha se homoseksualët duhet të trajtohen si të barabartë para ligjit në Afrikë, ku në shumë vende homoseksualiteti është i paligjshëm. Por Presidenti i Senegalit Macky Sall tha se Senegali nuk është gati për ta nxjerrë jashtë ligjit homoseksualitetin.

Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara vendosi dje se qeveria federale nuk mund ta përkufizojë martesën si një bashkim vetëm mes një burri dhe një gruaje.
XS
SM
MD
LG