Lidhje

Zgjedhjet parlamentare në Kroaci


Në Kroaci po mbahen sot zgjedhjet parlamentare, të parat që kur vendi u anëtarësua në Bashkimin Europian në vitin 2013.

Anketat parashikojnë një garë të ngushtë mes bllokut në pushtet të udhëhequr nga Partia Socialdemokrate e kryeministrit Zoran Milanovic dhe bllokut rival, Koalicioni Demokratik.

Asnjë parti nuk pritet të sigurojë një shumicë të nevojshme votash për formimin e qeverisë, prandaj të dyja palët mendohet se do të angazhohen në bisedime të gjata për formimin e koalicioneve me partitë më të vogla.

XS
SM
MD
LG