Lidhje

Franca pret Kastron në një vizitë historike


Presidenti i Kubës Raul Kastro, i cili ndodhet në Paris që nga e shtuna, filloi sot një vizitë vizitë zyrtare shtetërore në Francë.

Ministrja franceze e energjisë Segolene Royal i uroi mirëseardhjen udhëheqësit kuban në Harkun e Triumfit.

Presidenti francez Francois Hollande do të presë 84-vjeçarin Kastro sonte me një darkë shtetërore në Pallatin Elize.

Hollande ishte udhëheqësi i parë evropian që vizitoi Kubën pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes saj dhe Shteteve të Bashkuara.

Zoti Hollande thotë se vizita e presidentit kuban në Francë shënon "një fazë të re në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve."

XS
SM
MD
LG