Lidhje

Mbi 100 të vdekur nga rrëzimi i avionit të udhëtarëve në Kubë


Mbi 100 persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të udhëtarëve Boeing 737, të premten në Kubë.

Presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel tha se tre nga 114 udhëtarët, mbijetuan me plagë të rënda.

Media shtetërore tha se avioni që po udhëtonte nga Havana për në Holguin në lindje të Kubës, u rrëzua pak pas ngritjes nga aeroporti i kryeqytetit. Në të ndodheshin 105 udhëtarë, përfshirë pesë fëmijë dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit.

Zjarri që përfshiu avionin është fikur dhe autoritetet po identifikojnë trupat, tha presidenti Diaz-Canel, duke shtuar se janë duke u kryer hetime për shkaqet e rrëzimit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG