Lidhje

Kuba mirëpret vendimin e Uashingtonit


Kuba vlerësoi vendimin e presidentit Obama për ta hequr vendin nga lista e Uashingtonit të shteteve që sponsorizojnë terrorizmin.

Josefina Vidal, shefja e diplomacisë së Havanës për marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, lëshoi një deklaratë të martën ku përshëndeste, siç u shpreh ajo “ vendimin e drejtë të zotit Obama për ta hequr Kubën nga një listë në të cilën nuk duhet të ishte përfshirë anjëherë”.

Zoti Obama njoftoi Kongresin për vendimin e tij, pasi një studim i Departamentit të Shtetit arriti në përfundimin se Kuba “nuk ka dhënë ndonjë mbështetje për terrorizmin ndërkombëtar” gjatë gjashtë muajve të fundit dhe ka siguruar Shtetet e Bashkuara se nuk ka në plan ta bëjë këtë në të ardhmen. Kongresi ka tani 45 ditë afat për ta shqyrtuar vendimin e presidentit. Por mënyra e vetme për ta kundërshtuar vendimin, është miratimi i një ligji të ri, të cilit presidenti mund t’i verë veton.

XS
SM
MD
LG