Media shtetërore në Kinë po vë në pikëpyetje besueshmërinë e një raporti të një grupi amerikan për sigurinë në internet që akuzon ushtrinë kineze se po kryen sulme globale kibernetike.
Raporti i kompanisë private të sigurisë Mandiant e vuri në shënjestër hapur para dy ditësh qeverinë kineze. Mandiant thotë se ka qenë në gjendje të identifikojë sulme për vite të tëra ndaj korporatave amerikane nga një grup i njohur si APT1 i lidhur me Ushtrinë Popullore.
Në mbështetje të pretendimeve të veta, Mandiant thotë se i zbuloi adresat ose kodet e identifikimit të kompjuterave të shumë prej piratëve kompjuterikë të grupit APT1 në lagjen Pudong të Shanghait, ku besohet se ndodhet një njësi e ushtrisë.
Kundërshtimi i Kinës ndaj raportit është përqendruar tek ajo që e quan metodë e pasigurt e përdorimit të kodit kompjutetik për të përcaktuar vendndodhjen e piratëve.
Raporti i kompanisë private të sigurisë Mandiant e vuri në shënjestër hapur para dy ditësh qeverinë kineze