Lidhje

Anastasiades: Nuk do ta braktisim Euron


Presidenti i Qipros thotë se vendi i tij nuk do ta braktisë euron.

Nicos Anastasiades tha sot gjatë një konference për shtyp në Nicosia, se Qiproja nuk synon të largohet nga Eurozona, por duhet të bëjë sakrifica për të rimëkëmbur ekonominë e mbytur në borxhe.

Komentet e presidentit të Qipros vijnë një ditë pasi bankat e vendit u hapën për herë të parë pas një mbylljeje thuajse dy javore, ndërkohë që qeveria negocioi për marrëveshjen prej 13 miliardë dollarësh me BE, Bankën Qendrore Europiane dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Sot, Banka Qendrore e Qipros përfundoi të gjitha kufizimet mbi përdorimet brenda dhe jashtë vendit të kartave të kreditit dhe të debitit.

Si pjesë e paketës së shpëtimit, depozituesit e Qipros, për herë të parë në Europë do të detyrohen të paguajnë një taksë bankare për të përballuar disa prej kostove financiare të planit të shpëtimit.
XS
SM
MD
LG