Udhëheqësit rivalë grek dhe turk të Qipros diskutuan sot për “vizionin e tyre të përbashkët” për një ishull të bashkuar , nën një sistem federal, pas ndarjes për katër dekada.
Bisedimet e paqes me ndërmjetësimin e OKB-së, mes presidentit grek të Qipros Nicos Anastasiades dhe udhëheqësit të porsazgjedhur të turqve qipriotë, Mustafa Akinci, rifilluan sot në Nikozi, pas një ndërprerjeje 8 mujore.
Të dy udhëheqësit shprehën oprimizëm për një të ardhme të ndritur, në interesin e të gjithë qipriotëve.
Pas arritjes së marrëveshje së unifikimit, do të krijohej një federatë e vetme e qipriotëve grekë dhe turq.
Paqja do të sillte në ishull qindra miliona dollar në investime dhe rritje ekonomike.
Ishulli i Qipros është i ndarë në pjesën turke dhe atë greke, që nga viti 1974, kur trupat turke hynë me force, pas një grushti shteti që synonte bashkimin e ishullit me Greqinë.