Lidhje

Rifillimi i bisedimeve për ishullin e Qipros


Udhëheqësit e ishullit të ndarë të Qipros kanë rënë dakord t’i rifillojnë bisedimet e ribashkimit, të cilat ngecën për dy javë, thuhet në një deklaratë të Kombeve të Bashkuara.

Presidenti grek i Qipros Nicos Anastasiades dhe ai turk Mustafa Akinci ranë dakord të takohen për katër ditë muajin e ardhshëm në Gjenevë, për të diskutuar lidhur me statusin e negociatave dhe për të shkëmbyer pikëpamje se si duhet përparuar për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse sa më shpejt që të jetë e mundur.

Bisedimet, që fillojnë më 9 janar, synojnë arritjen e një marrëveshjeje lidhur me territorin që do të kontrollojë secila palë në rastin e krijimit të një konfederate.

Pushtimi i ishullit nga turqit në vitin 1974 pas një grushti shteti që synonte bashkimin me Greqinë, bëri që ishulli të ndahej në pjesën jugore greqishtfolëse, të njohur nga komuniteti ndërkombëtar dhe në pjesën separatiste veriore turqishtfolëse.

Deklarimi i pavarësisë nga turqit e Qipros është njohur nga Turqia, që mban më tepër se 35 mijë trupa në veriun e ishullit.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG