Lidhje

Bën betimin kabineti i ri çek


Presidenti çek Milos Zeman drejtoi sot ceremoninë e betimit të kabinetit të ri të vendit, të udhëhequr nga një aleat i tiji prej një kohe të gjatë. Jiri Rusnok u konfirmua si kryemnistër i ri i Republikës Çeke.

Veprimi i sotëm i presidentit me prirje të majta zemëroi koalicionin në largim të qendrës së djathtë, që ka shumicën në parlament. Partitë e koalicionit e shohin emërimin e zotit Rusnok në postin e kryeministrit, si një shfrytëzim kompetencash nga presidenti.

Qeveria e re përballet me një votëbesim brenda 30 ditësh dhe votimi kundër saj është thuajse i sigurtë, duke shtuar perpektivën e paqëndrueshmërisë politike në këtë vend të Evropës qendrore. Kryeministri Rusnok zëvendëson Petr Necas, i cili dha dorëheqjen muajin e kaluar, pas akuzave për korrupsion.
XS
SM
MD
LG