Lidhje

Daçiç dënon vendimin e Hagës për Sheshelin


Ministri i jashtëm serb dënoi vendimin e gjykatës së Hagës për kthimin e udhëheqësit të ekstremit të djathtë Vojislav Seselj në burgun e gjykatës, duke e quajtur vendimin skandaloz dhe të pabesë.

Duke folur pas një takimi me ministrin e jashtëm italian, Ivica Daçiç tha se synimi i gjykatës është të kërcënojë stabilitetin politik në Serbi dhe mbarë rajonin.

Gjykatësit e apelit në Hagë vendosën dje që Shesheli kishte shkelur kushtet e lirimit të përkohshëm dhe duhet të kthehet në Hagë.

Vendimi do të thotë se autoritetet në Serbi do të urdhërojnë arrestimin e Sheshelit dhe dërgimin e tij në Hagë ku ai ka kaluar më shumë se një dekadë.

XS
SM
MD
LG