Lidhje

Rreth 200 forca speciale amerikane kundër Daesh


Ekipe të forcave speciale amerikane mund të dislokohen brenda disa javëve me synimin për të goditur trurin dhe sistemin nevralgjik të grupit terrorist të vetquajtur Shteti Islamik. Kjo është një përpjekje e intensifikuar për të shkatërruar atë që shumë e shohin si kërcënim global në rritje.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Ash Carter e njoftoi fillimisht dislokimin e forcës së re të martën gjatë një dëshmie para Komisionit të Kongresit për Forcat e Armatosura, me premtimin për të shkaktuar panik brenda rangjeve të grupit terrorist:

“Me veprimet tona dhe të partnerëve të koalicionit, fushata ushtarake do të shkatërrojë udhëheqjen dhe forcat e Daeshit, pengojë burimet si dhe sigurinë apo mobilitetin. Kjo do të ndodhë ndërsa ne përpiqemi të identifikojmë dhe pastaj mundësojmë forcat lokale për të dëbuar Daeshin nga territoret e tyre, për të marrë kontrollin dhe siguruar që fitorja është e qëndrueshme.”

Sipas zyrtarëve, bëhet fjalë për rreth 200 forca speciale që mund të dislokohen në Irak brenda disa javësh.

Kjo lëvizje është shtesë e planeve të njoftuara në tetor për të dërguar rreth 50 forca speciale për të ndihmuar forcat opozitare që luftojnë kundër Daeshit. Këto forca janë ende duke u përgatitur për të filluar operacionet dhe tani është koha e përshtatur për hapin tjetër, thotë gjenerali amerikan Joseph Dunford:

“Burimet kryesore të fuqisë së ISIL-it janë thirrjet për kalifat, treguesit dhe fuqia njerëzore. Për të qënë të suksesshëm, fushata ushtarake e koalicionit duhet të reduktojë kontrollin territorial të terroristëve, shaktërrojë emrin dhe atmosferën e pathyeshmërisë si dhe kapacitetet luftarake.”

Qëllimi do të jetë që të përfitohet menjëherë nga burimet e zbulimit në mënyrë që të degradohet udhëheqja kryesore, komanda dhe elementët e kontrollit si në Irak dhe në Siri, tha për Zërin e Amerikës një zyrtar amerikan me kusht ruajtjen e anonimitetit.

Megjithë suksesin e forcave lokale në terren në Irak dhe Siri si dhe fushatën ajrore të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që ka vrarë mbi 20 mijë militantë, grupi terrorist ka treguar elasticitet.

XS
SM
MD
LG