Lidhje

Dagestan: 3 të vdekur nga një sulm vetvrasës në një bazë ushtarake ruse


Ekstremistët kryen përsëri sulme në republikën ruse të Dagestanit për të dytën ditë radhazi, këtë herë duke sulmuar një bazë ushtarake.

Autori i sulmit hyri me makinën e tij me lëndë shpërthyese, por u ndalua, para se të arrinte në kapanonet ku flinin ushtarët. Disa ushtarë e detyruan autorin e sulmit të përplasej tek një kamion.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme ruse tha sulmi i sotëm shkaktoi 3 të vrarë dhe mbi 30 të plagosur mes ushtarëve, ndërsa zyrtarët e Dagestanit thanë më parë se ishin vrarë 5 ushtarë.

Të plagosurit u dërguan në një spital ushtarak në Rostov mbi Don. Sulmi i sotëm u krye një ditë pasi ekstremistët u përpoqën të vrisnin ministrin e politikave etnike, të informacionit dhe marrëdhënieve me jashtë të Dagestanit.

XS
SM
MD
LG