Lidhje

Rusia: Turizëm e jo terrorizëm në Kaukaz


A woman walks along a road in the settlement of Akhty in southern Dagestan, July 4, 2012
A woman walks along a road in the settlement of Akhty in southern Dagestan, July 4, 2012

Kremlini synon ta qetësojë Kaukazin para Olimpiadës Dimërore në Soçi dhe në Kaukaz

Vëmendja e botës u kthye tek Dagestani i Rusisë pas njoftimeve se ky rajon me shumicë myslimane ishte vendlindja e Tamerlan Tsarnaevit, i dyshuari kryesor për sulmet me bombë në maratonën e Bostonit.

Korrespondenti i Zërit të Amerikës James Brooke njofton mbi përpjekjet e reja të Rusisë për pakësimin e dhunës në këtë republikë të saj jugore.

Sulmet me makina bombë dhe ato me armë zjarri e bëjnë Dagestanin një nga rajonet me nivelin me të lartë të dhunës politike në rajonin e trazuar të Kaukazit verior në Rusi.

Por pasi Dagestani u bë i njohur si vendlindja e sulmuesit të dyshuar të maratonës së Bostonit, Moska filloi të ndërmarrë veprime.

Javën e kaluar, në një lëvizje të papritur, një helikopter ushtarak e transferoi në burg njeriun që konsiderohej i paprekshëm, kryetarin e bashkisë së kryeqytetit të Dagestanit, Makhachkala.

Kremlini dëshiron ta qetësojë Kaukazin para Olimpiadës Dimërore që do të zhvillohet në shkurt të vitit të ardhshëm në Soçi dhe në malet e Kaukazit.

Kremlini beson se zgjidhja afatë-gjatë për porblemet e këtij rajoni është turizmi pasi kjo industri mund të jetë një mënyrë për nxjerrjen e rajonit nga varfëria.

Në qytetin e vjetër rus Derbent shihet qartë potenciali për turizëm.

Për më shumë se 1500 vjet, kështjella e Derbentit ka kontrolluar një rrip të ngushtë toke midis skajit lindor të Kaukazit dhe Detit Kaspik.

Shakmarda Mardonov punon në tregun e frutave pranë kështjellës.

Shakmarda Mardonov dhe të tjerët kujtojnë kohën sovjetike, kur në këtë rajon çdo vit vinin 250 mijë turistë. Më vonë, UNESKO e futi kështjellën në listën e objekteve të Trashëgimisë Botërore.

Pavarësisht nga kjo, sot numri i turistëve është i vogël. Abasu Shakalar Sanya është shofer taksie.

“I thashë miqve të mi në Moskë të vinin këtu për të parë detin dhe kështjellën. Ata më thanë ‘jo, se na vrasin’. Gjëra të tilla nuk ndodhin këtu. Ne jemi njerëz miqësorë. Ne i duam vizitorët dhe turistët”.

Xhamia Dzhuma ndodhet një bllok largë kështjellës. E ndërtuar në vitin 734, ajo është më e vjetra në Rusi.

Xhamia dhe kështjella janë objektet qëndrore të një projekti për sjelljen e një milion turistëve në vit deri në fund të kësaj dekade. Imam Yaraliev është kryebashkiaku i Derbentit.

“Ne duam të krijojmë miq dhe të jetojmë në paqe. Duam ta zhvillojmë qytetin dhe të kemi vëllazëri midis popullit të Dagestanit”.

Në Dagestanin e sotëm, dhuna shpesh duket e pafund.

Por ky është vetëm një moment i shkurtër në krahasim me atë që kanë përjetuar muret e kështjellës në Derbent.

Gjatë shekujve, kështjella ka ndryshuar pronar, në fillim ishte në duart e persianëve pastaj ka kaluar në ato të arabëve, armenëve, mongolëve dhe turqve derisa më në fund ra në duart e rusëve në vitin 1813, plot 200 vjet më parë.
XS
SM
MD
LG