Një zëdhënës i udhëheqësit shpirtëror tibetian thotë se Dalai Lama mund të dalë nga një spital i Nju Delhit ditën e premte.
83-vjeçari Dalai Lama po kurohet për një infeksion gjoks që nga prej ditës së martë. Zëdhënësi i tij Tenzin Taklha tha se murgu ndihet shumë më mirë dhe se së shpejti do të kthehet në Dharamsala (Indi), atje ku ndodhet shtëpia e qeverisë së tij të përhershme në mërgim, që nga viti 1959.
Dalai Lama u arratis drejt Indisë pasi trupat kineze ndaluan një kryengritje tibetiane kundër sundimit kinez. Apeli i dalai Lamës për autonomi më të madhe për Tibetin i dha atij çmimin Nobel për Paqen në vitit 1989, por çmimi u refuzua nga Pekini, i cili e ka denoncuar udhëheqësin shpirtëror si separatist.
Facebook Forum