Lidhje

Takimi Obama - Dalai Lama në Uashington


Presidenti Barak Obama priti në Shtëpinë e Bardhë udhëheqësin shpirtëror të Tibetit, në mërgim, Dalai Lama, gjë që shkaktoi zemërimin e Kinës. Pakini paralajmëroi për dëmtimin e lidhjeve me Shtetet e Bashkuara.

Takimi ishte privat dhe i mbyllur për shtypin. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se zoti Obama vlerësoi qëndrimin e Dalai Lamës për një autonomi më të madhe të Tibetit nga Kina, në formë paqësore.

Zëdhënësi Carney tha se Dalai Lami i kishte thënë presidentit Obama se ai nuk kërkon pavarësinë e Tibetit dhe se shpreson të rifillojë dialogu me zyrtarët kinezë. Para bisedimeve në Shtëpinë e Bardhë, ministria e Jashme e Kinës i bëri thirrje Shtëpsië së Bardhë ta anulojë takimin, duke paralajmëruar për pasoja serioze diplomatike.

Presidenti Obama e ka pritur Dalai Lamën në Shtëpinë e Bardhë edhe në vitet 2010 dhe 2011 dhe Kina nuk ka marrë ndonjë masë të drejpërdrejtë lidhur me këto takime.
XS
SM
MD
LG