Lidhje

Kosova, vend tranzit por jo i rëndësishëm për prodhimin e drogës


Në raportin e Departamentit të Shtetit për strategjinë e luftës kundër narkotikëve, thuhet se Kosova vazhdon të jetë një vend tranzit për drogat që transportohen në vendet e Evropës Perëndimore por ajo nuk është prodhues i rëndësishëm i tyre.

Gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2012, thotë raporti, marihuana përbënte pjesën më të madhe të konfiskimeve të narkotikëve, rreth 1 mijë kilogram, e pasuar nga heroina, 51.5 kg dhe kokaina 7.2 kg, një rritje e ndjeshme kjo krahasuar me vitin 2011. Sipas raportit, ndër faktorët që ndikojnë negativisht në përpjekjet e Kosovës për luftën kundër narkotrafikut janë pozita e saj gjeografike, mungesa e kontrollit në veriun e vendit, ekonomia e dobët dhe sistemi jo i efektshëm i kontrollit të kufirit.

Nuk ka vlerësime se sa i përhapur është përdorimi i drogës në Kosovë, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit. Por bazuar në informacionin ekzistues, shumica e përdoruesve është e moshës 18 deri në 35 vjeç dhe marihuana është droga e tyre e preferuar.

Megjithëse ligji e ndalon korrupsionin që lidhet me drogën, thotë raporti, të dhënat tregojnë se lëndët narkotike dalin jashtë kufijve të Kosovës me kamionë, autobusë dhe automjete private, ndonjëherë me ndihmën e doganierëve që pranojnë rryshfete.
XS
SM
MD
LG