Lidhje

Kosovë, reagime pas raportit të DASH për terrorizmin


Në Kosovë, kryeministri Isa Mustafa tha se ekstremizmi dhe radikalizmi fetar po kërcënojnë një nga shtyllat kryesore të identitetit të shoqërisë së Kosovës të tolerancës dhe harmonisë fetare.

Ai i bëri këto komente një ditë pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin ku thuhet se “kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik në Kosovë është rritur gradualisht që nga konflikti i vitit 1999. Ndërsa njohës të çështjeve të sigurisë thonë se ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi është sfidë botërore dhe si e tillë ka prekur edhe Kosovën.

Kosovë, reagime pas raportit për terrorizmin
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:00 0:00

XS
SM
MD
LG