Lidhje

DASH: Sulmet terroriste janë rritur 35 për qind më 2014


Departamenti i Shtetit thotë se numri i sulmeve terroriste në botë u rrit me 35 për qind gjatë vitit 2014. Numri i vitkimave u shtua me 81 për qind, si rezultat i shtimit të aktivitetit terrorist në Irak, Afganistan dhe Nigeri.

Në raportin vjetor për terrorizmin, të bërë publik sot, thuhet se “gjatë 2014, në mbarë botën janë kryer 13 mijë e 463 sulme terroriste, që kanë çuar në 32 mijë e 700 viktima”.

Gjatë 2014, thuhet në raport, ka patur 20 sulme në të cilat kanë humbur jetën mbi 100 persona, krahasuar me vetëm dy të tilla në vitin 2013.

Raporti thekson se numri më i madh i viktimave është shënuar në Irak dhe përkon me zgjerimin e grupit Shteti Islamik atje.

Në Nigeri, vë në dukje raporti, gjatë vitit 2014 u rrëmbyen dhe kapën peng 1300 persona, krahasuar me më pak se 100 raste të tilla në 2013.

Grupi Shtetit Islamik është përgjegjës për numrin më të madh të vrasjeve nga aktetet terroriste, i pasuar nga grupi Taleban, nga al-Shababi me bazë në Somali dhe Boko Harami në Nigeri.

XS
SM
MD
LG