Departamenti i Shtetit dënoi sulmin kundër misionit të EULEX-it në Kosovë, nga i cili gjeti vdekjen një shtetas lituanez, anëtar i misionit. Përmes një deklarate për shtyp, Departamenti i Shtetit përcolli ngushëllime pë familjen e viktimës dhe kolegun e tij të plagosur.
“Nuk ka vend për dhunë, kërcënime dhe frikësime në Kosovën e sotme,” thuhet në deklaratë. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të punojnë së bashku në mënyrë konstruktive për të zhvilluar hetimet dhe për të sjellë personat përgjegjës para drejtësisë”.
Shtetet e Bashkuara, thuhet më tej në deklaratë, bashkojnë zërin me thirrjet e Përfaqësueses së Lartë Ashton për të dyfishuar përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe për të vazhduar normalizimin e marrëdhënieve për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të mbarë rajonit, ndër të tjera përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe gjithëpërfshirëse për pushtetin komunal më 3 nëntor.