Lidhje

Dasmat mbretërore britanike, ngjashmëritë dhe cilësitë unike


Dasmat mbretërore britanike, ngjashmëritë dhe cilësitë unike
Dasmat mbretërore britanike, ngjashmëritë dhe cilësitë unike

Kanë mbetur më pak se 24 orë nga dasma e Princit William dhe Catherine Middleton. Dhe ndërsa njerëzit në gjithë botën përgatiten të ngrenë dolli për të ardhmen e tyre, disa të tjerë nuk harrojnë një ditë tjetër të lumtur gati 30 vjet më parë kur u martuan prindërit e Uilliamsit, Princi Charles dhe Princesha Diana. Për disa prej ngjashmërive dhe cilësive unike të këtyre dy çifteve do të vazhdojë të flitet për një farë kohe edhe pas dasmës së nesërme.

Është si një përrallë e ditëve moderne, kur nesër Kate Middleton të martohet me Princin e saj, ashtu siç bëri Lejdi Diana Spencer para gati 30 vjetësh.

Kate Middleton është fëmijë e brezit të parë të milionerëve dhe pasardhëse e minatorëve të qymyrgurit. Por megjithë reklamat e shumta rreth së kaluarës së saj nga klasa e mesme, profesorja e historisë britanike, Julie Taddeo thotë se Kate Middleton dhe nëna aristokrate e Princit William, Diana, kanë më shumë gjëra të përbashkëta se sa mund të mendojnë shumë njerëz.

"Shumë njerëz kanë thënë se William po martohet me një vajzë të zakonshme. Edhe Diana ishte teknikisht një vajzë e zakonshme, që do të thotë se nuk rrjedhin nga familje mbretërore, por një person mund të jetë edhe aristokrat dhe njeri i zakonshëm".

Princi Charles dhe Diana Spencer u martuan në Katedralen e Shën Palit. Princi William dhe Kate Middleton do të martohen në një kishë më të vogël, në Westminster Abbey.

Ditën e martesës, Princi Charles dhe nusja e tij arritën në kishën, që zgjodhën vetë, me karrocën tradicionale mbretërore të tërhequr nga kuajt dhe e mbuluar me xham. Princi dhe princesha ndoqën traditën, duke u larguar nga kisha në një karrocë të hapur.

Kate Middleton, nga ana tjetër, nuk do të ndjekë këtë traditë disa shekullore, duke shkuar me limuzinë në kishën Westminster Abbey. Por më pas ajo do të ndjekë tradiën.

"Ajo do të largohet nga kisha me karrocën mbretërore sepse pikërisht pas martesës ajo do të jetë me të vërtetë mbretëri. Mendoj se kjo jep një mesazh të rëndësishëm".

Prindërit e Princ Williams u takuan 13 herë para fajesës së tyre.

Për kontrast, koha ka ndihmuar në forcimin e lidhjeve mes Princ Williams-it dhe të fejuarës së tij, një çift ky, thotë profesoria Taddeo, i ekuilibruar dhe i përgatitur.

"Ata e kanë njohur njeri tjetrin që prej të paktën 8 vjetësh. Nuk mendoj se për ta kanë mbetur shumë të papritura!"

Shumë britanikë e shikojnë dashurinë e çiftit mbretëror si kënaqësi dhe argëtim, por profesoria thotë se për Britaninë domethënia e familjes së famshme është më shumë se thjeshtë argëtim.

"Ata kanë një rëndësi të madhe shoqërore dhe ky aspekt nuk ka ndryshuar dhe nuk duhet të ndryshojë. Dhe në një shoqëri me më shumë diversitet, nevojitet diçka që t’i mbajë njerzit të bashkuar".

Më shumë se 750 milion njerëz panë martesën e Princit Charles dhe and Diana Spencerit, ndërkohë që rreth 2 miliardë pritet të shikojnë festimet e nesërme.

XS
SM
MD
LG