Lidhje

Delta rifillon fluturimet me kapacitet të kufizuar


Kompania Delta Air Lines tha se anuloi afro 250 fluturime sot në mëngjes ndërsa përpiqet t’i rikthehet funksionimit normal, pas një defekti të rëndë të sistemeve kompjuterike dje.

Kompania tha se defekti kishte ndodhur nga ndërprerja e energjisë elektrike në qendrën e saj në Atlanta, duke thënë se disa nga sistemet e saj kritike nuk kishin arritur të lidheshin me një gjenerator që do të kishte parandaluar shuarjen e tyre.

Në mungesë të një rrjeti funksional kompjuteri, Delta anulloi mbi 1000 fluturime në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera.

Fluturimet rifiluan dje në mbrëmje por një zyrtar i Deltës tha sot se linja ajrore nuk i ishte rikthyer funksionimit normal.

XS
SM
MD
LG