Lidhje

Ndalohen dy të dyshuar për sulmin në Danimarkë


Policia daneze tha se ka ndaluar dy të dyshuar që mendohet të kenë ndihmuar personin e armatosur, i cili vrau dy vetë në Kopenhagë të shtunën.

Policia tha sot dy persona dyshohet të kenë ndihmuar dhe të jenë bashkëfajëtorë me një 22 vjeçar që kreu vrasjet në një takim për fjalën e lirë si dhe në sinagogën kryesore të qytetit.

Kryeministrja daneze Helle Thorning-Schmidt i quajti vrasjet “një akt cinik terrori kundër Danimarkës."

Policia e vrau personin e armatosur të djelën në mëngjes pasi ai hapi zjarr kundër oficerëve pranë një stacioni hekurudhor.

XS
SM
MD
LG