Lidhje

Dennis Rodman përsëri në Korenë e Veriut


Ish basketbollisti i njohur amerikan Dennis Rodman ka shkuar në Korenë e Veriut për herë të tretë këto muajt e fundit, por shton se nuk do të shtrojë çështje politike me udhëheqësin koreanoverior, Kim Jong Un.

Denis Rodman e viziton Korenë e Veriut në një tjetër moment të tensionuar, vetëm disa ditë pasi udhëheqësi koreano-verior Kim Jong Un ekzekutoi atë që mendohej të ishte numri dy në udhëheqje, këshilltarin njëkohësisht burrin e tij të hallës, nën akuzuat për komplot dhe përmbysje pushteti. Para nisjes së tij zoti Rodman tha se vizita e tij nuk kishte aspak lidhje me ekzekutimin e Jang Song Thaek-ut, por ishte një vizitë thjesht për kënaqësinë e tij.

Ish basketbollisti, 5 herë fitues i kampionatit amerikan me ekipin Bulls të Çikagos, pritet të ndihmojë në përgatitjen e ekipit kombëtar koreanoverior të basketbollit.

Në vizitat e tij të mëparshme, Dennis Rodman, një njeri eksentrik, është takuar personalisht me zotin Kim, të cilin e ka cilësuar si “mikun e tij për jetë” dhe “një njeri të mirë”.
XS
SM
MD
LG