Lidhje

Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Hong Kong


Dhjetëra mijëra vetë marshuan sot në Hong Kong për të protestuar kundër dënimit të tre aktivistëve të demokracisë që udhëhoqën lëvizjen e muajit mars 2014, të mbiquajtur “Lëvizja e Çadrave”.

Joshua Wong, Nathan Law dhe Alex Chow morën dënime nga gjashtë deri në tetë muaj burgim për rolin e tyre gjatë tubimeve të “Lëvizjes së Çadrave”, që morën formën e demonstratave disa mujore për reforma demokratike.

Dënimi i tyre të enjten u prit me zemërim nga grupet e të drejtave të njeriut dhe aktivistët, të cilët marshuan sot drejt Gjykatës së Apelit të vendit.

Organizatorët nuk dhanë një shifër të pjesëmarrësve, por policia tha se 22 mijë persona iu bashkuan marshimit, duke e bërë kështu tubimin më të madh në Hong Kong, që nga periudha fillestare e protestave të “Lëvizjes së Çadrave”.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG