Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara do të votojë sot për një projektligj tjetër afat-shkurtër për të financuar qeverinë federale, ndërsa buxheti aktual i përkohshëm skadon të premten.
Projektligji përfshin 6 miliardë dollarë shkurtime në programet e qeverisë.
Demokratët dhe republikanët thanë se kompromisi për projektligjin e shpenzimeve pritet të miratohet nga kongresi për të mënjanuar mbylljen e qeverisë.
Projektligji i ri do të financojë qeverinë për tre javë.
Qeveria federale është financuar përmes buxheti të përkohshëm që kur viti fiskal filloi më shumë se pesë muaj më parë.
Presidenti Obama u ka bërë thirrje të dyja partive të ndalim grindjet politike dhe të arrijnë një marrëveshje për projektligjin afatgjatë të shpenzimeve. Ai tha se është e papërgjegjëshme të financohet qeveria përmes buxheteve afatshkurtra.