Lidhje

Dilema e punonjësve që raportojnë për korporatat


Dilema e punonjësve që raportojnë për korporatat
Dilema e punonjësve që raportojnë për korporatat

Para 10 vjetësh korporatat amerikane ishin në një gjendje amullie, të tronditura nga skandale financiare në kompani si Enroni dhe Worldcom-i dhe humbja e besimit të publikut që i pasoi ato. Kongresi reagoi duke miratuar ligjin Sarbanes-Oxley, që solli ndryshimin e praktikave të financave në korporata dhe imponoi gjoba për zyrtarët e kompanive që hakmerren ndaj punonjësve që raportojnë për veprimet e gabuara. Materiali i mëposhtëm flet për një person që bëri publike praktikat joetike të konglomeratit të sigurimeve AIG.

Gordon Massie u ngarkua të menaxhonte pasuri që kapnin vlerën e miliarda dollarëve në vitin 2001 kur Grupi Ndërkombëtar Amerikan, i njohur si AIG u bashkua me Korporatën e

“Ishte hera e pare që vura re se AIG nuk po e llogariste siç duhet vlerën e letrave të saj me vlerë”.

Zoti Massie thotë se ai u përpoq që t’i mënjanonte parregullsitë brenda kompanisë së re, por kjo rezultoi e pamundur.

“Po e kuptoja se mashtrimet që po ndodhnin, nuk ishin një rast i veçuar brenda kompanisë, që kishte probleme të tilla në gjithë organizatën”.

Ai vuri re se u izolua brenda AIG-së dhe në vitin 2005 e la kompaninë, kur ajo u vu në qendër të disa hetimeve para se të falimentonte pas disa vjetësh.

Vitin e kaluar Gordon Massie botoi librin “Dilema e Raportuesit”, duke dhënë variantin e tij për të rënien e AIG-së dhe rolin e tij në bërjen publike të parregullsive të kompanisë. Ai tani jep leksione për etikën në korporata dhe vështirësitë me të cilat hasen punonjësit kur përballen me praktika mashtruese.

“Ata duan të veprojnë drejt. Nuk duan të jetojnë një gënjeshtër duke mos e ngritur zërin për ta bërë publik këtë lloj informacioni. Nga ana tjetër duke e ngritur zërin, ata rrezikojnë hakmarrje, humbjen e vendit të punës, ndoshta edhe të karrierës”.

Zoti Massie thotë se ai ra në depresion pasi humbi punën dhe karrierën, por ai u inkurajua kur qeveria federale ndërhyri dhe njerëzit filluan të tregonin interes për atë që kishte bërë ai.

“Ndërsa tregoja historinë time pasi AIG falimentoi, me kishte përfshirë një ndjenjë krenarie për atë që kisha bërë dhe vedimin që kisha marrë dhe në atë moment fillova ta marr veten emocionalisht”.

Ligji Sarbanes-Oxley tani ofron mbrojtje për punonjësit që raportojnë praktika të gabuara, por shumë situata që krijohen në korporata janë të ndërlikuara dhe edhe ekspertët ligjorë nuk janë gjithnjë të një mendjeje për rastet e mashtrimeve. Robert Prentice është profesor biznesi në Universitetin e Teksasit.

“Ligji kishte si synim t’i inkurajonte ata që raportonin, t’i shpërblente dhe t’i mbronte nga masat hakmarrëse por njëkohësisht nuk donte të shkurajonte ata që bëjnë ankesa pa bazë”.

Prentice thotë se kompanitë duhet të kenë një kod të rreptë etike që të merret seriozisht nga të gjithë.

“Duhet që drejtuesit e kompanisë ta zbatojnë së pari kodin dhe të bëjnë të gjitha përpjekjet që ai të zbatohet”.

Por Prentice thotë se një njeri që raporton gabimet gjithsesi përballet me ndjenja kundërthënëse, nga njëra anë të jetë një punonjës besnik dhe bashkëpunues dhe nga ana tjetër të veprojë në mënyrë etike. Për Gordon Messie kjo nënkuptoi që t’i rezistonte prirjes për të parë nga ana tjetër pa bërë asgjë.

“Nuk mjafton që të mos bësh asgjë, nuk mjafton të jesh indiferent dhe të thuash se nuk është puna jote, duke lejuar mashtrimin që të vazhdojë”.

Edhe në botën e komplikuar financiare të ditëve të sotme, thotë Massie, qëndrimi etik i një personi mund të sjellë ndryshim.

XS
SM
MD
LG