Lidhje

Disa vende të BE-së vendosin masa ndalimi në tregun e aksioneve


Disa vende të BE-së vendosin masa ndalimi në tregun e aksioneve
Disa vende të BE-së vendosin masa ndalimi në tregun e aksioneve

Franca, Italia, Spanja dhe Belgjika vendosin masa kufizuese për një kategori të caktuar transaksionesh ne bursë.
Njoftimin e bëri të ejten agjencia që mbikqyr tregjet e aksioneve të Bashkimit Evropian pas dy ditë luhatjesh të mëdha të bursave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Zyrtarët paralajmëruan gjithashtu shkëmbyesit e aksioneve në bursë që të mos përhapin njoftime spekulative me synim për të fituar nga shitblerjet e aksioneve.

Kufizimet kanë të bëjnë me bastet që vënë shkëmbyesit në bursë mbi ngritjen apo uljen e vlerës së aksioneve të një firme të caktuar. Kritikët thonë se kjo kategori transaksionesh është një nga arsyet e luhatjeve të mëdha që kanë përfshirë tregjet.

Të marten e ardhshme presidenti francez Nikola Sarkozi dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takohen në Paris për të diskutuar mbi disa propozime për forcimin e strukturave financiare në 17 vendet e eurozonës. Dy udheheqësiut synojnë të dalin me një propozim për të të stabilizuar tregjet financiare të Evropës.

XS
SM
MD
LG