Lidhje

Discovery udhëton drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës


Discovery udhëton drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës
Discovery udhëton drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës

Anija amerikane për vajtje ardhje në hapësirë Discovery, po udhëton drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, në këtë mision të saj të fundit për të dërguar furnizime në stacion.

Discovery, anija më e vjetër e flotiljes prej tre të tillash që NASA përdor për udhëtime në hapësirë, u nis dje nga qendra e fluturimeve në hapësirë në Cape Canaveral të Floridës.

Gjatë misionit të saj 11 ditor, ekuipazhi prej 6 vetësh, një prej të cilëve grua, do të kryejë dy ecje në hapësirë si dhe disa eksperimente të tjera shkencore.

XS
SM
MD
LG