Lidhje

SHBA, shqetësime për gadishullin korean


Një zyrtar i Koresë së Jugut tha se Seuli dhe Shtetet e Bashkuara janë duke diskutuar mbi asete të tjera strategjike amerikane që mund të dislokohen në gadishullin Korean.

Komentet bëhen një ditë pasi SHBA dërguan në qiellin e Koresë së Jugut një bombardues me rreze të gjatë veprimi, një reagim i qartë ky ndaj provës së fundit me armë bërthamore të Koresë së Veriut.

Një zëdhënës i Ministrisë jugkoreane të Mbrojtjes i tha agjencisë së lajmeve Reuters se "Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po zhvillojnë diskutime nga afër mbi dislokimin e aseteve strategjike shtesë.” Ai nuk pranoi të japë hollësi të tjera.

Agjencia franceze e lajmeve AFP dhe agjencia e lajmeve e Koresë së Jugut Yonhap kanë njoftuar se asete të tilla mund të përfshijnë aeroplanmbajtësen bërthamore USS Ronald Reagan, bombardues B-2, nëndetëse bërthamore dhe aeroplanë luftarakë F-22 të padiktueshëm nga radarët.

XS
SM
MD
LG