Lidhje

Shqipëri, Projektligj për dosjet e ish-shërbimeve sekrete


Në Tiranë, deputetja demokrate Mesila Doda dhe kryetari i Partisë për Drejtësi, Integtrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, dorëzuan sot në parlament një projektligj për hapjen e dosjeve të ish shërbimeve sekrete të diktaturës dhe për procesin e lustracionit.

Projektligji u paraqit javën e shkuar si një nismë e Grupit shqiptar për të drejtat e Njeriut, shoqatës së Studentëve të Dhjetorit ’90, dhe të persekutuarve politikë. Ajo mbështetet mbi modelin gjerman, i cili parashikon të drejtën që cdokush të njihet me dosjet personale, dhe në të njëjtën kohë, detyron publikimin e tyre për të gjithë ata që kërkojnë të punësohen në administratën publike.

Sipas zotit Idrizi, ky projekligj është “akti më i përgjegjshëm që duhet të bënte politika në këto 20 vjet, në mënyrë që vendi të ndahet një herë e mirë nga e kaluara”, tha ai.

Tema e dosjeve të sigurimit është trajtuar e ritjtrajtuar disa herë gjatë viteve pas përmbysjes së regjimit komunist, pa gjetur një zgjidhje përfundimtare. Javën e shkuar, ishte kryeministri Edi Rama i cili përmendi hapjen e dosjeve.
Sot Partia demokratike përmes nënkryetarit Edi Paloka, deklaroi se “mbështet me forcë transparencën ligjore dhe institucionale për krimet e komunizmit dhe përgjegjësitë për këto krime”, porse sipas tij, këtë process nuk mund ta kryejnë ata që janë sot në pushtet që sic tha ai “kanë punësuar hartuesit e këtyre dosjeve”.

XS
SM
MD
LG