Që nga e premtja e sotme, kushdo mund të ketë qasje në internet tek rreth 2 mijë faqe të reja të sapo publikuara nga ish presidenti Bill Clinton gjatë kohës që ai shërbente në Shtëpinë e Bardhë.
Arkiva Kombëtare Amerikane i publikon dokumentet ndërkohë që bashkëshortja e zotit Clinton, ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, po konsideron për herë të dytë kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2016.
Në dokumente ka materiale të tilla si fjalime të ish presidentit Clinton apo email-a lidhur me një intervistë të zonjës Clinton me Zërin e Amerikës, ku në qendër të shkëmbimit është nëse ajo do të përballej me pyejte rreth marrëdhënieve të zotit Clinton me Monica Lewinsky.
Ndërkohë, libri i ri i zonjës Clinton rreth kohëq që ajo sherbeu në Departamentin e Shtetit del në treg të martën.