Lidhje

Donatorët mbështesin nisma të reja globale për vaksinat


Donatorët mbështesin nisma të reja globale për vaksinat
Donatorët mbështesin nisma të reja globale për vaksinat

Donatorë privatë dhe udhëheqësve botërorë të pranishëm në një konferencë në Londër në fillim të javës (e hënë / 13 qershor) premtuan 5 miliardë dollarë për Aleancën Globale për Vaksinat dhe Imunizimit - ose GAVI. Premtimet ishin një miliardë më shumë se ishte planifikuar dhe gjatë katër viteve të ardhshme do të ndihmojnë të paguajnë për të vaksinuar fëmijët në botë kundër sëmundjeve vdekjeprurëse.

"Ne do të kontribuojmë 818 milionë stërlina deri në 2015," thotë kryeministri britanik David Kameron.

"Ne premtojmë një shtesë prej miliardë dollarësh" thotë themeluesi i Mikrosoftit, Bill Gates.

Filanthropistë, drejtues korporatash dhe udhëheqës politikë nga gjithë bota, gjatë takimit në Londër u zotuan të japin 4 presje 7 miliardë dollarë për të financuar programet e vaksinimit në vendet e varfëra dhe ato në zhvillim.

David Ferreira i Aleancës Globale për Vaksinat dhe Imunizimi (GAVI) e cilëson këtë seancë një moment historik në shëndetin global.

"Një fitore e madhe për botën dhe një votë e fuqishme besimi për imunizimin dhe angazhimin e komunitetit global që vaksinojnë fëmijët në botë."

Zoti Ferreira thotë se fondet shtesë do të ndihmojë për të zgjeruar aleancën GAVI për të përhapur 5 vaksinat më të rëndësishme kundër 5 sëmundjeve vdekjeprurëse, dhe të imunizojë fëmijët nga pneumonia dhe diarrea.

"Pneumonia dhe diarrea janë dy vrasësit kryesorë për fëmijët nën moshën pesë vjeç."

Aleanca GAVI ka në plan gjithashtu të zhvillojnë vaksina të reja kundër sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse. Peter Hotez, president i Institutit Sabin Vaksina, thotë se përveç kërkimeve shkencore për vaksina të reja kundër malaries, tifos dhe etheve tropikale, ai shpreson që GAVI do të përqëndrohet edhe në vaksinat kundër në sëmundjeve tropikale që janë lënë pas dore. Prej sëmundjeve tropikale preken më shumë se 1 milardë njerëz në mbarë botën.

"Këto vaksina do të përmirësojnë jo vetëm shëndetin, por do të nxjerrin njerëzit edhe nga varfëria.. Kjo është arsyeja pse ne i quajmë këto vaksina ndaj sëmundjeve tropikale si vaksina kundër varfërisë."

Doktor Hotez thotë se 70 për qind e sëmundjeve tropikale të lëna pas dore shfaqen në vende me interesa strategjike për Shtetet e Bashkuara dhe se programet bashkëpunuese të vaksinimit mund të ndihmojnë për të mbyllur disa boshllëqe të gjera diplomatike.

"Për shembull iranianët do të duan të bëjnë vaksinën Leishmaniasis, indonezianët duan vaksinën e Schistosomiasis. Pse nuk punojmë me ta, si një formë e diplomacisë së shkencës apo diplomacisë së vaksinës? Kjo është një mundësi e madhe që krijohet."

Zyrtarët e shëndetësisë shpresojnë për të vaksinuar më shumë se 250 milionë fëmijë gjatë disa viteve të ardhshëm - dhe për të shpëtuar jetën e rreth 4 milionë njerëzve.

XS
SM
MD
LG