Lidhje

Çështja e dopingut të atletëve rusë


Agjencia Botërore Anti-Doping po i bën thirrje Komitetit Olimpik Ndërkombëtar që të mos i lejojë ekipet ruse të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të Rios de Zhaneiros në gusht.

Ky rekomandim vjen pas një raporti të pavarur, ku citohet përdorimi në masë i dopingut nga lojtarët rusë, me dijeninë dhe mbështetjen e qeverisë, në Lojërat Olimpike të Soçit të vitit 2014 në Rusi.

Një nga hetuesit kryesorë të Agjencisë Botërore Anti-Doping i tha gazetarëve të hënën se ka të dhëna, që një laborator i Moskës operonte për mbrojtjen e atletëve rusë që merrnin doping, brenda një sistemi të sigurtë të diktuar nga shteti. Sipas tij, sportistëve u mësoheshin mënyrat për manipulimin e rezultatit të analizave rutinë, për të mos u diktuar për shkelje në garat ndërkombëtare.

Përmes një deklarate, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se do t’i studjonte me kujdes akuzat komplekse dhe të detajuara, sidomos atë në lidhje me Ministrinë ruse të Sporteve.

XS
SM
MD
LG